KMA NEWS / Estradë?! Fushat elektorale?! Takim me rojet e studentëve apo çfar?!
Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Top Show për të folur për protestën e studentëve të cilët janë zhvendosur tashmë tek kryeministria.
Ndonëse shumë studentë në vijimsi kanë bojkotuar që të diskutojnë dhe negociojnë me kryeministrin Rama, mbrëmjen e sotme janë shfaqur disa që po diskutojnë me të.
Kryeministrin nuk e ka gjetur rehat ose thënë më shkoqur nuk e ka mbajtur karriga dhe është çuar në këmbë, ku të ngjante tamam sikur ishte në takimet elektorale e jo në një studio televizive.
Po kush ishin studentët që morën pjesë në takimin e kortezisë me Ramën, po ju njohim me disa prej tyre:
“Mario Hysnelliu, student Arkitekture, fakulteti Inxhinieri-Ndërtimi”, ky ishte student i parë që u prezantua në studion e Alban Dudushit.
Por në një denoncim të mbërritur në Fax News, Marjo Hysenlliu rezulton se është pedagog tek Fakulteti Inxhinieri -Ndërtimit dhe punon në ministri dhe studimet i ka përfunduar në një universitet privat. Po ashtu ai duket se është dhe një fans i kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht Hysenlliu u shpreh se e kam ndjekur protestën e studentëve, pastaj shtoi që kam qenë dhe pjesë e protestës.
“Ja studenti par qe i ben pyetje Rames ne top channel I “depolitizuari” Marjo Hysenlliu“- shkruan qytetari.


Pas studentit Mario Hysenlliu, i cili ishte i pari që u përball me kryeministrin Rama, një tjetër studentë është demaskuar nga qytetarët.
Në adresë të Fax News, ka mbërritur një tjetër denoncim, ku Anxhela Bakiasi shihet se është militante e “Rilindjes”.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:


Studenti tjetër që shfaqet është nga Elbasani dhe “fans” i madh i deputetit Taulant Balla, pasi shpërndan çdo postim të tij në rrjetet sociale. Shpëtim Hala është kryetari i FRESSH-it Elbasan, anetar i Senatit te Universitetit.

Nisma #Thurje, ka publikuar një tjetër rast nga kjo përballje, duke demaskuar ‘studentët’ e Kryeministrit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nisma #Thurje shkruan: “Nga mitingu i FRESH te Dudushi.
Ky i bëri pyetjen më të vështirë Ramës:
Zoti KM si ka mundësi që ju jeni kaq i suksesshëm? E mbërtheu!







