Fatmirësisht asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

GAZETA E LONDRES – Fatmirësisht asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka ofruar Turqisë ndihmën e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi qindra viktima dhe ka lënë mijëra qytetarë të lënduar apo nën rrënoja.

Në një postim në Twitter, Olta Xhaçka ndërsa i drejtohet homologut të saj në Turqi Mevlut Cavusoglu shprehet se lutjet e shqiptarëve shkojnë për viktimat e tërmetit shkatërrues.

Sakaq, ambasada shqiptare në Turqi thotë se deri tani nuk ka inflamacione për shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo në një lidhje telefonike për News24 pohoi se deri më tani nuk raportohet për shqiptarë në mesin e viktimave si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që godit këtë vend.

Robo tha se nga komunikimet e tij në terren, nuk raportohet që të ketë shqiptarë të prekur.

“Fatmirësisht në zonën e Ankarasë nuk u ndje. Ne, stafi i ambasadës, i Konsullatës shqiptare jemi mirë dhe të sigurt. Ishte tërmet shkatërrues, përveç fuqisë së madhe, zgjati shumë në kohë. Kam komunikuar menjëherë pasi ndodhi tërmeti, me shtetas turq, me kombësi shqiptare. Fatmirësisht nuk ka humbje njerëzit për komunitetin shqiptar që jeton në ato zona. Prezenca e shqiptarëve në ato zona është e limituar, krahasuar me zona të tjera. Kemi komunikim permanent. Nuk rezulton se ka problem deri tani.”, tha ambasadori shqiptar.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Turqi duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.

Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës 02:16, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë.

Deri në këto momente raportohet për mbi 500 viktima dhe mijëra të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Turqia dërgoi në Shqipëri një avion Airbus Atlas me 28 persona për operacionet e kërkim-shpëtimit, tre makineri dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pakosh me ushqime për viktimat e tërmetit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img