FBI-a shqiptare: Rama, Meta, Basha, Llalla dhe paraardhësit e tyre në burg?

KMA NEWS / Ashtu siç kishim lajmruar që para 7 muajve, por që nuk besohej as nga vetë drejtuesit e shtetit shqiptar, tashmë çdo gjë do të bëhet realitet dhe nuk do të ketë më të paprekshëm duke përfshirë deri edhe figurat e funksionarët më të lart të shtetit, president, kryeministër, kryeparlamentar, ministra, deputetë etj.

Shumë shpejt do të nis nga puna Byroja Kombëtaree Hetimit, FBI-a shqiptare e ngjashme me FBI amerikane por që do të jetë e fokusuar vetëm tek “përndjekja” e politikanëve të lartë. Ambasada amerikane dhe BE në Tiranë po krijojnë të gjitha mundëstë, si për bazën materiale edhe për ngritjen e komisioneve për themelimin dhe funksionimin e Byrosë së Hetimit, që do hetojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, e cila do të përfaqësojë akuzën në Gjykatën Speciale.

Puna për ngritjen e saj mendohet të nisë brenda muajit shkurt megjithëse përcaktuese për këtë proces është ngritja e institucioneve të Vetingut.

Struktura për dosjet e funksionarëve

Në ligjin për SPAK (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion), është parashikuar një sesion special për të mbledhur të dhëna rreth zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive. Bëhet fjalë për seksionin e dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme. Ky sesion është ngarkuar me detyrën për të mbledhur në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos në nivele të larta.

Po ashtu, sesioni krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penalet penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Më të dhëna, nënkuptohen dokumentet elektronikë apo fizikë, fotografitë, regjistrimet, të dhënat, emrat ose çdo informacion tjetër me shkrim apo verbal, rreth subjekteve të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive.

Funksionarët në shënjestër të Byrosë

Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img