Finalja e madhe  “EURO 2024”, Spanja dhe Anglia përballen sonte në “Olympiastadion”

GAZETA E LONDRES – Finalja e madhe  “EURO 2024”, Spanja dhe Anglia përballen sonte në “Olympiastadion”

Spanja dhe Anglia janë gati për betejën e madhe të Berlinit! Ndërsa “La Roja” e ka fituar tri herë këtë trofe, “Tre Luanët” kanë shansin që ta ngrenë për herë të parë.

Parashikimi i një finaleje të tillë do të përfshinte shumë faktorë, përfshirë formën e ekipeve, lojtarët kyç, taktikat e trajnerëve dhe gjendjen fizike të lojtarëve. Anglia dhe Spanja janë të dyja ekipe të fuqishme me histori të pasur në futboll.

Ekipi anglez është i mbushur me talente të rinj dhe me përvojë. Lojtarë si Harry Kane, Declan Rice, Bukayo Saka Jude Belligham dhe Kobbie Mainoo etj. mund të bëjnë diferencën në një ndeshje të madhe. – Disavantazhi për anglest është se, mund të ketë presion të madh, sidomos nga pritshmëritë e larta të tifozëve.

Ekipi apanjoll ka një stil loje të sofistikuar me shumë pasime dhe kontroll të topit. Lojtarë si Pedri, Gavi dhe Álvaro Morata janë shumë të rëndësishëm. – Disavantazh i spanjollëve është se, nëë disa ndeshje, kan shfaqur probleme në shfrytëzimin e shanseve të krijuara. Ndeshja mund të jetë e balancuar dhe çdo rezultat është i mundshëm, por parashikimi i saktë është i vështirë pa pasur të dhëna të fundit për formën e ekipeve dhe gjendjen e lojtarëve. Një skenar i mundshëm është që ndeshja të përfundojë me një rezultat të ngushtë, ndoshta edhe të vendoset nga detaje të vogla ose një episod vendimtar si një penallti ose një gol në minutat e fundit.

Nëse triumfon në finale, “Furia e kuqe” bëhet kombëtarja me më shumë Europianë të fituar, me triumfe në 4 finale radhazi. Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente tha në konferencën për shtyp para sfidës, se në ekip nuk ka tension.

“Jemi të qetë dhe e dimë se nuk ka favorit. Në finale gjithçka është e barabartë. E dimë që duhet të rrisim nivelin nga ndeshja e fundit për të pasur më pas shanse për të fituar. Kemi respekt për rivalin. Finalja e një kampionati Europian është një nga momentet më të mëdha sportive. Jemi të qetë, të emocionuar dhe të etur për të tentuar titullin. Me futbollistët që kemi është e vështirë për të hequr dorë nga stili ynë i lojës. Jemi të përgatitur për të luftuar për të fituar. Në kujtesë mbetet vetëm fituesi”.

Ndërsa tekniku i “Tre luanëve”, Gareth Southgate është 90 minuta larg lavdisë. Ai e di se e gjithë vëmendja e kombit është mbi të dhe djemtë e ekipit, por beson tek suksesi i madh.

“Unë nuk besoj tek përrallat, por unë besoj tek ëndrrat! Ne kemi ëndrra të mëdha, por ti duhet që t’i bësh këto ëndrra realitet e të luftosh. Do ishte shumë bukur të fitonim, por duhet të luftojmë fort në fushë. Jam shumë i emocionuar për këtë mundësi që kam si trajner, të bëj shumë njerëz të lumtur përfshirë veten. Do të jetë një betejë e madhe, kështu që ne do të japim gjithçka kemi!”

Interesi është shumë i madh nga ana e dy tifozerive për ndeshjen e sotme. Në stadiumin ‘Olimpiastadion’, që ka një kapacitet prej 71 mijë vendesh pritet që mbi 40 mijë tifozë të mbështesin ‘Tre luanët” në finalen e tyre të parë në një kompeticon europian jashtë territorit britanik.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img