Fjalimi i Ramës në Kosovë shqetëson PE. Eurodeputetët i kërkojnë llogari Taulant Ballës

KMA NEWS / Fjalimi i Ramës në Kosovë shqetëson PE. Eurodeputetët i kërkojnë llogari Taulant Ballës

Fjalimi kryeministrit Edi Rama dje në Pejë, për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka shkaktuar reagimet e para në Bruksel. Në Takimin e Nivelit të Lartë që po mbahet në Parlamentin Europian, ku marrin pjesë dhe përfaqësues të Parlamentit Shqiptar, Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou lexoi fjalën e Kryeministrit Rama dje në Kosovë.
Sipas tij Rama foli për “bashkimin Shqipëri Kosovë nëe 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”. Dua nga Taulant Balla shpjegime.
Shqetësimit të eurodeputetit, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant ju përgjigje: “Ne besojmë se 2025 është momenti anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frikë nga bashkëpunimi mes shqiptarëve. Jemi faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në Ballkan. Jemi krenar që jemi kombi më proeuropian në Rajon, në Shqipëri mbeshtetja për anëetarësim në BE është mbi 90%. Zhvillojmë me të gjithë fqinjët marrëdhënie shumë të mira, përfshirë edhe Serbinë.
Qëndrimi me dy fytyra i Serbisë:
Së pari Serbia duhet të çlirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet të pranojë realitetin e ri të pakthyeshëm dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Është qëndrim me dy fytyra që nga njëra anë bëhen bisedime, nga ana tjetër Serbia lobon kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare siç ndodhi me Interpol. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol i bën mirë luftës së përbashkët kundër krimit.
Nuk e di se pse një eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qelloi mbi policinë. Kudo në Europë të qëllosh mbi policinë është akt terrorist. Është e papranueshme për normat dhe vlerat e këtij Parlamenti qëndrime dhe deklarata të tilla”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img