Forcat ruse morin nënë kontroll Çernobiln

SHQIPTARI NEWS – Një këshilltar i presidentit të Ukrainës tha se kompleksi bërthamor i Çernobilit, rreth 130 kilometra në veri të Kievit, ra në duart e forcave ruse. Një nga reaktorët bërthamorë të Çernobilit shpërtheu në vitin 1986, në një nga aksidentet më të rënda bërthamore në botë.

Ndërkohë Moska konfirmoi se forcat tokësore hynë në Ukrainë nga Krimea. Më parë Moska kishte pranuar vetëm që kishte filluar një sulm ajror dhe me raketa ndaj bazave ajriore të Ukrainës dhe objekteve të tjera ushtarake. Ministria e Mbrotjes thotë se ka shkatërruar 83 objekte ushtarake ukrainase.

Rusia goditi me raketa shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke vënë në shënjestër objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake.

Sulmi filloi menjëherë pas një fjalimi në televizion të presidentit rus Vladimir Putin, rreth orës 4 të mëngjesit, gjatë të cilit ai u shfaq i zemëruar, duke theksuar se nuk mund të toleronte më ato, që ai i quajti kërcënime nga Ukraina.
Ai e përfundoi fjalimin e tij duke paralajmëruar fuqitë e jashtme që të mos ndërhyjnë, ndryshe do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.

Presidenti Putin tha se qëllimi i tij ishte “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”.
Ai paralajmëroi se nëse ushtarët ukrainas nuk i dorëzojnë armët, do të jenë përgjegjës për gjakderdhjen.

Menjëherë pasi fjalimit të tij, u dëgjuan shpërthime intensive raketash në qytetin lindor, Kharkiv dhe më pas u dëgjuan shpërthime sporadike në periferi të Kievit, nga drejtimi i aeroportit kryesor ndërkombëtar Boryspil dhe aeroportit të tij të dytë, në Zhuliany.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img