Formacioni zyrtar i ndeshjes Shqipëri-Turqi në “Loro Boriçi” të Shkodrës

KMA NEWS / Formacioni zyrtar i ndeshjes Shqipëri – Turqi në “Loro Boriçi” të Shkodrës

Trajneri i Kombëtares tonë Kristiano Panucci tashmë e ka zyrtarizuar formacionin e Kuq e Zinjëve në përballjen e sotme me Turqinë në orën 20:45, në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, ndeshja e parë kjo e Kualifikueseve për Kampionatin Europian 2020.

Tekniku Panuçi do të zbresë në fushë me një formacion ku i jep një prioritet shumë të madh sulmit.

Sonte, në orën 20:45, në “Loro Boriçi” duhet t’u japë shkëndijën zemrave kuqezi për të ndezur flakën e pasionit dhe dashurisë për fanellën e Kombëtares në një sfidë që mund të vendosë shumë për objektivat e skuadrës në këtë fushatë eliminatore.

I kushtëzuar sa nga përzgjedhjet e tij e më shumë nga dëmtimet e lojtarëve, Panucci përballë Turqisë pritet të hedhë në fushë këtë formacion: Në portë nga minuta e parë do të jetë Etrit Berisha, në mbrojtje Hysaj në krahun e djathtë, Gjimshiti e Ismajli në qendër dhe Frederik Veselin në të majtë.

Ky i fundit duket se ka fituar balotazhin me Naser Alijin, pasi bëhet fjalë për një rol të cilin e ka bërë jo rrallë te skuadra e Empolit në kampionatin italian. Sa i përket mesfushës, konfirmohen Xhaka e Memushaj, ndërsa rikthehet titullar edhe Abrashi, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit.

Në sulm Panucci duket i bindur t’i besojë Balës në majë, i mbështetur nga Myrto Uzuni nga e djathta, dhe Balliu nga e majta.

Panucci do ta nis lojnë me variantin (4-2-3-1) ku do të dalë në fushë me këta lojtarë:

Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Ismailaj, Abrashi, Xhaka, Memushaj, Balliu, Uzuni dhe Bala

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img