SHQIPTARI NEWS – Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas thirrjes së Albin Kurtit për të votuar Joe Biden në zgjedhjet preidenciale që do të zhvillohen më 3 nëntor në SHBA. Një një postim që ka bërë në rrjetet sociale Gashi shkruan se kjo është një ndërhyrje e ish- kryeministrit në punët e brendshme të një shteti, duke shtuar se për këto deklarata Kurti do të përballet me pasoja.
“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional.”- tha ai.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar publikisht se është në krah të kandidatit ëpr president Joe Biden. Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, ai u bëri thirrje shqiptarëve të Amerikës, që të votojnë Joe Biden. Sipas tij, një vot për Biden, është një vot për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.





