KMA NEWS / Intelektualë, studentë, emigrantë dhe qytetarë të thjesht mbështesin në masë LIBRA-n e Blushit.
Gazetarja Eni Vasili ka firmosur live në emisionin “Studio e Hapur” për t’i dhënë LIBRA-s mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Vasili u shpreh se asnjë force politike nuk mund t’i mohohet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi u shpreh se me firmën e Vasilit sigurohen 5001 firma, dhe deklaroi se kjo forcë politike do të çojë në KQZ 10 mijë firma, më shumë nga sa kërkon ligji.
Sipas Blushit KQZ tregoi se është plotësisht militante në udhëzimet e saj që pengonin LIBRA-n të merrte pjesë në zgjedhje fillimisht.
Ndërkohë, formularin për t’i dhënë mbështetje LIBRA-s e firmosën edhe të ftuarit në studio, Lorec Vangjeli dhe Arion Sulo.
Gjithashtu mësohet se gjatë këtyre ditëve me mijëra emigrantë në vende të ndryshme të Europës si në Greqi, Belgjikë, Gjermani, Itali dhe deri në Zvicër kanë ngjallur interes për të firmosur formularin e LIBRA-s, për ti dhënë edhe një mësim KQZ-së, se koha ka ndryshuar duke i përcjell sinjalin se tashmë ka ardhur koha që të zbatohet ligji dhe të spastrohen institucionet e pavarura nga meturinat e idealizmit dhe militarizmit politik. Institucionet e pavarura duhet që gjithëmonë të punojnë si të pavarura ashtu si këtu tek jetojmë ne, në Europë.





