GAZETA E LONDRES – Gazetari i bënë thirrje Qeverisë shqiptare ti kërkojë Britanisë së Madhe amnisti për shqiptarët
Ndërsa qeveria shqiptare ka nënshkruar një marveshje me qeverinë britanike për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë ilegalisht në Mbretërinë e bashkuar, gazetari Kujtim Vani në një prononcim për Televisionin Fax News, i ka bërë thirrje Qeverisë shqiptare, si dhe shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, ku më parë se sa të zbatohet kjo marveshje ti kërkojnë qeverisë Sunak një amnisti për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën për ata që kanë mbi 5 vjet dhe që nuk kanë probleme me drejtësinë.
Gazetari thekson se, as kush nuk mund të mohojë kontributin e çmuar të emigrantëve shqiptar, si legal dhe ato ilegal që kanë dhënë në zhvillimet ekonomike të të dyja vendeve si të MB ashtu dhe Shqipërisë. Ka ardhur koha që edhe qeveria britanike ta vej dorën në zemër për ato shqiptarë që kanë nga 5 deri 20 vite pa parë fëmijët dhe familjet e tyre megjithë kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
Një gjë duhet ta dinë të gjithë, se nuk janë shqiptarët ato që na servirin sikur merren me punë të pista. Për shqiptarët flet puna dhe djersa e tyre, nuk ka vepër ndërtimi që mos të ketë vulën e djersën e shqiptarit.
Faktet dhe shifrat janë kokëfortë, 1% e shqiptarëve janë pjesë e kriminalitetit dhe punëve të pista, ndërkohë që 99% e tyre po kontribuojnë në ndërtim dhe rindërtim të Britanisë, po kontribuojnë në art e kulturë, në sport e në shkollë, po japin kontributin e tyre kudo.
Kot nuk thonë më mirë të dalë syri se sa nami!
Ai e quajti Poshtërsi mos legalizimin e shqiptarëve që kanë me vite të tëra që kontribojnë duke punuar në punë të ndershme e të vështira, pavarësisht mos derdhjes së taksave gjë të cilën jo se neglizhojnë, por vetë shteti anglez ua mohonë.





