Gazetari i njohur Robert Goro, për vizitën e Ramës në Athinë: Akt nderimi i kryeministrit ndaj komunitetit të madh dhe jetik shqiptar

GAZETA E LONDRES – Gazetari i njohur Robert Goro, për vizitën e Ramës në Athinë: Akt nderimi i kryeministrit ndaj komunitetit të madh dhe jetik shqiptar

Gazetari i njohur shqiptar në Athinë, Robert Goro në një lidhje Skype me studion e RTSH 24, ka deklaruar se takimi i djeshëm (12 maj) i Edi Ramës me diasporën shqiptare në Athinë u pa si një akt nderimi i kryeministrit ndaj komunitetit jetik shqiptar në Greqi. Goro u shpreh se edhe vetë qytetarët grekë e panë vizitën e Ramës si nderim që lideri i një vendi i bëri bashkëatdhetarëve të tij që jetojnë në vendin fqinj, Greqi.

“Përsa i përket bashkëatdhetarëve s’ka nevojë për shumë komente, pasi shumica dërrmuese e kanë parë si një akt nderimi të kryeministrit ndaj komunitetit të madh dhe jetik shqiptar që jeton në Greqi. Simbolika e nisjes së turit për rienergjizimin e diasporës ta nisë nga Athina, është simbolikë mëse korrekte e nisur nga fakti se këtu ka emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve përgjatë 30 viteve të fundit.

Nga ana tjetër edhe vetë opinioni publik grek, e kanë parë këtë vizitë si nderim që lideri i një vendi i ka bërë bashkëatdhetarëve që jetojnë në Greqi”, tha Goro.

Gazetari komentoi ndërkaq edhe reagimet e politikanëve grekë për vizitën e kryeministrit shqiptar. Goro theksoi se Demokracia e Re u rreshtua në qëndrimin e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis. Ai po ashtu zbuloi edhe dy titujt kryesor që dominuar mediat greke.

“Reagimet politike kanë qenë në varësi të ngjyrave që ka secila parti, kryesisht demokracia e re është rreshtuar në qëndrimin e Mitsotakis i cili ka thënë se s’mund të ndalojmë një lider të huaj të bëjë një vizitë private të takohet me bashkëatdhetarët e vet, ndonëse Mitsotakis ka shtuar se nuk është momenti i duhur një muaj para zgjedhjeve në PE.

Mediat e huaja e kanë pasqyruar me korrektesë këtë vizitë, kanë bërë një kronikë, një pasqyrim linear të vizitës së z. Rama i cili tha se: “Nuk kam ardhur këtu për të provokuar”, “Ishte kjo vizita ime më e bukur në Athinë”, që janë dy titujt kryesor që kanë dominuar mediat greke.

Në varësi të ngjyrave politike të medias, ka pasur komente negative që përdoren si goditje ndaj Mitsotakis më shumë”, deklaroi Goro.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img