Gjashtë deputetë braktisin opozitën parlamentare: Do ta votojmë zgjedhoren. Është kushtë për integrimin

SHQIPTARI NEWS – Gjashtë deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini, Fationa Dhimitri, Suzana Topi, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani kanë deklaruar votën e tyre pro marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik në 5 qershor.

Të parët që deklruar votën pro ishin 3 deputetët Roshi, Tropini dhe Dhimitri, të cilët u shprehën se do të votojnë pro marrëveshjes, pasi ndërkombëtarët shprehen se është një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pasi tre deputetët njoftuan votën e tyre, pro ka ardhur një reagim dhe nga ligjvënësja Suzana Topi. Deputetja e ardhur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka njoftuar se dhe ajo do të votojë për miratimin e marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik. Pas deklaratës së Topit, promarrëveshjes së Këshillit Politik u deklaruan dhe Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani.

Të gjithë deputetët opozitarë votën pro marrëveshjes e arsyetojnë se kërkohet nga të gjithë ndërkombëtarët dhe është kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian

Situata me Reformën Zgjedhore është e paqartë. Damian Gjiknuri i mbështetur nga 6 kolegë të tij të PS-së kanë dorëzuar në Kuvend draftin e Kodit të ri Zgjedhor i cili është miratuar në Këshillin Politik bashkë me opozitën jashtëparlamentare. Nga ana tjetër në Komisionin e Ligjeve po diskutohen propozimet e opozitës së re, e cila kërkon lista të hapura, ndryshim sistemi, heqje koalicionesh dhe prap 5%. Si afat për të votuar këto ndryshime është lënë 30 korriku.

Edhe pse opozita e maxhoranca po diskutojnë për ndryshimin e Kushtetutës, disa deputetë u takuan me Ramën për herë të dytë dhe ngulmuan tek kushtet e tyre. Rama u shpreh se nuk u arrit asnjë marrëveshje, por deklaroi se ishte gati për një tryezë trepalëshe. Ndërkombëtarët po bëjnë presion për miratimin pa vonesë të marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik dhe me një deklaratë të OSBE-së ‘rrezuan’ kërkesat e opozitës së re për ndryshimin e Kushtetutës. Sot në një mbledhje të PS-së është kërkuar që pakti me PD-LSI të votohet në Kuvend në 23 korrik.

Marrëveshja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që është dakordësuar me opozitën jashtë Kuvendit kërkon të paktën 84 vota që të miratohet. PS ka 74 vota, 1 PSD dhe 3 PDIU që kanë deklaruar votat pro maxhorancës. Duke shtuar 6 të deputetëve të opozitës, bëhet shumica e nevojshme për të kaluar kështu kodin zgjedhor. Ndërkohë sot PS deklaroi se i qëndron marrëveshjes dhe se do ta kalojë më 23 korrik.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img