GAZETA E LONDRES – Gjermania notë verbale Shqipërisë: As një takim elektoral pa leje nga organet kompetente
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se qeveria gjermane ka dërguar një note verbale, ku bën me dije se për çdo takim elektoral në territorin e këtij shteti duhet njoftuar 10 ditë më parë.
Sipas Berlinit zyrtar, takimet me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Gjermani mund të zhvillohen vetëm me leje, nëse miratohet kërkesa nga autoritetet federale.
Takime elektorale muajt e fundit kanë zhvilluar në qytete të ndryshme gjermane vetëm deputetët dhe asnjë nga liderët e partive që garojne mes tyre në zgjedhjet e përgjithëshme që do të mbahen më 11 Maj. Nota verbale vlen për të gjitha subjektet politike shqiptare.





