Gjermania përballet me një kapitull të ri politik/ Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren

GAZETA E LONDRES – Gjermania përballet me një kapitull të ri politik/ Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren

Gjermania, si një nga ekonomitë më të fuqishme të Evropës dhe një lojtar kyç në skenën globale, sapo ka përmbyllur një nga zgjedhjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Me një klimë politike të tensionuar dhe çështje madhore në tryezë – nga ekonomia, emigracioni dhe politika e jashtme, deri te siguria dhe tranzicioni i gjelbër – votuesit gjermanë kanë dhënë verdiktin e tyre për drejtimin e ardhshëm të vendit.

Në një proces zgjedhor ku kishin të drejtë vote 59.2 milionë qytetarë, rezultatet kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në skenën politike. Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli pasditen e së dielës fitoren, duke e cilësuar këtë moment si një “pasdite historike zgjedhjesh.”

Friedrich Merz foli për “një pasdite historike zgjedhjesh,” teksa u shpreh se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rëndësinë e detyrës që e pret.

Merz e përshkroi fushatën elektorale si shumë të vështirë duke përmendur këtu çështje si politikat ekonomike, emigracioni, politikat e jashtme por edhe ato të sigurisë.

Megjithatë, lideri i konservatorëve shtoi se është i sigurt që do të jetë i aftë për të krijuar “një qeveri që do t’u shërbejë interesave të Gjermanisë,” shumë shpejt.

“Bota atje jashtë nuk është duke pritur për ne dhe për negociata të zgjatura,” u tha ai mbështetësve të partisë së tij.

Për të siguruar shumicën parlamentare, Friedrich Merz do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, dhe kjo me shumë mundësi do të jetë SPD e kancelarit në largim, Olaf Scholz.

Kjo e fundit, duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img