Gjermania refuzon kërkesën e Polonisë për pagesën e dëmeve të luftës

KMA NEWS / Qeveria gjermane ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se kjo çështje ishte zgjidhur në vitin 1953.
Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha mbrëmë se “Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejme të luftës”.
“Rrjedhimisht, kjo është zgjidhur juridikisht dhe politikisht”, tha Seibert.
Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për “krime të papërshkruara” të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë “reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës”.
Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhqiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë.
Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhërat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme.
“Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë”, tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo./REL/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img