GJKKO lë në burg Evis Berberin nën Akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash

GAZETA E LONDRES – GJKKO lë në burg Evis Berberin nën Akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili ndër të tjera tha se  klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.

“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender” tha  avokati.

Kreu i ARRSH-së u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 Mars) disa orë pasi doli nga zyra, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.Ndërkohë disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img