GAZETA E LONDRES – Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë burg për Ilir Metën
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, të akuzuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Vendimi është dhënë pas gati 5 orë seancë me tensione, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit është lënë me masën “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Në përfundim të seancës, në një deklaratë për mediat, Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat për prokurorët e SPAK.
“Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, se është i sëmurë.
E gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Meta dhe unë tha Kryemadhi.
Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë.
Çështja e CEZ-DIA ka nisur prej 6 vjet, e kanë bashkuar me akuzat e mija, dhe ishte shumë qesharake kur prokurori tha Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën.
Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit të gjitha gjërat, dhe gjyqtari u shokua, por nuk e ndryshon vendimin e prokurorisë.
Ilir Meta nuk është i rrezikshëm. Unë do kisha qejf detyrimin paraqitje një herë në javë, të takohemi këtu”, tha ajo.





