KMA NEWS / Banda e njohur si “Hakmarrja për Drejtësi” është shpallur sot e pafajshme, me një vendim të befasishëm të Gjykatës së Apelit.
Në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen ‘Hakmarrja për Drejtësi’, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda. Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar dy vjet para publikimit pikërisht në vitin 1994 në qytetin e Durrësit.
Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti. Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Akuzat
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera. Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar burg përjetë. Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti.
Asgjë të keq nuk ka kur qytetari shpallet i pafajshëm. Por ajo që le të dyshosh është sepse pikërisht tani që sa po është ndezur fushata për zgjedhjet e 2017?!





