Gjykata Kushtetuese: Mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm për Aldo Baren

KMA NEWS / Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë lajmin se ka anuluar vendimin e dënimit me burgim të përjeshtëm të kreut të “Bandës së Lushnjes” Aldo Bare.

Gjykata Kushtetuese ditën e sotme ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës, pra shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të datës 2 Korrik 2015, që do të thotë se kjo gjykatë do të dërgojë  çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Në njoftimin për mediat thuhet se aktualisht çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, dhe menjëherë pas shpalljes, vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut.

Sipas njoftimit, vendimi i saj nuk ka prekur vendimarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, ku rezulton se “i forti i Lushnjes” është dënuar me burgim të përjetshëm.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img