Goli fantastik i Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton me një gol në minutat e fundit

GAZETA E LONDRES – Goli fantastik i Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton me një gol në minutat e fundit

Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit.

Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, ku në minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar në krahun e djathtë dhe Weissman ka shënuar përballë Strakoshës.

Kombëtarja jonë pati disa raste me Brojën dhe Cikalleshin, por pa rezultat.

Shpresa lind në minutën e 88-të, ku Myrto Uzuni realizon një gol spektakolar. Festa zgjat shumë pak për kombëtaren tonë, pasi në minutën e 92-të, pas një gabimi të rëndë të Mihajt, Baribo realizon golin e përmbysjes duke i dhënë fitoren e çmuar Izraelit 2-1

Shqipëria tashmë me këtë rezultat, e ndodhur në vendin e tretë në grup më 1 pikë, do të zbresë në Ligë e dytë (B) të Nations League.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img