Greqi: Dorëhiqet ministri i jashtëm Nikos Kotzias

KMA NEWS / Greqi: Dorëhiqet ministri i jashtëm Nikos Kotzias

Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti të mërkurën pasdite.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit grek, me një njoftim të shkurtër për shtyp, ku thuhet:

“Kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias. E falënderojmë nxehtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe ndaj vendit 3,5 vitet e fundit.

Postin e ministrit të jashtëm e merr Kryeministri, me qëllim që të kontribuojë me të gjitha forcat në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës”.

Arsyeja o dorëheqjes lidhet me qëndrimin e kryeministrit Tsipras për të “lënë zbuluar” shefin e diplomacisë helene, në një përplasje me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos të martën, gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

Gjatë mbledhjes, Kotzias kërkoi që Kammenos të japë shpjegime për deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës në Uashington, mbi nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në Ballkan, gjë që do të linte për më vonë çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat citojnë Kotziasin të ketë thënë se deklarata të tilla diskreditojnë vendin dhe minojnë linjën që ka vendosur qeveria greke për çështjen e Maqedonisë.

Mediat gjithashtu citojnë ministrin e mbrojtjes të jetë kundërpërgjigjur duke e akuzuar Kotziasin si “njeri të Sorosit” dhe që “është i zhytur në fondet e ministrisë së jashtme”, duke aluduar për korrupsion.

Me ndërhyrjen e disa ministrave të tjerë, debatit i është dhënë fund.

Sipas medias, ministri i jashtëm ndihet i nëpërkëmbur, nga fakti se kryeministri nuk ndërhyri që të merrte anën e tij.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, që u pyet të mërkurën në mesditë, i cilësoi si “shpikje të fantazisë” citimet e mediave. Zëdhënësi tha se nuk beson që ministri Kotzias të ketë pakënaqësi. Por Tzanakopoulos shtoi:

“Treni i qeverisë vazhdon rrugën, ka një destinacion të qartë, avancon në mënyrë konstante dhe do të mbërrijë në destinacion. Kush nuk dëshiron të mbërrijë në atë destinacion apo kush është i pakënaqur nga udhëtimi, mund të zbresë nga treni”, tha zëdhënësi.

Më pak se gjysmë ore pas kësaj deklarate, qarkulloi lajmi se ministri Kotzias i kishte dhënë fund qëndrimit të tij në krye të diplomacisë greke, ku u vendos që në janar 2015.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img