Greqia shtyn datën e hapjes së kufirit për lëvizjen e lirë më 1 Korrik

SHQIPTARI NEWS – Shtyhet për 1 Korrik rihapja e kufijëve. Edhe Athina zyrtare vendosi shtyrjen e lëvizjes së lirë në kufijtë me disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen graduale.

Ministria greke e Turizmit tha të premten pasdite se fluturimet ajrore nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt Greqisë do të lejohen vetëm për arsye të rëndësishme, ndërsa nga 15 qershori mbeten të mbyllur kufijtë tokësorë dhe detar me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas qeverisë greke kufizimet në kufirin tokësor me Shqipërinë dhe vendet e rajonit, pritet të hiqen nga data 1 korrik. Greqia kishte njoftuar më parë se do të lejonte lëvizjen e lirë në kufirin me Shqipërinë më 15 qershor.

Komisioni Evropian rekomandoi të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në lidhje me koronavirusin, të vendeve përkatëse.

Aktualisht në kufi lejohen të lëvizin drejt Greqisë qytetarët shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi si dhe punëtorët sezonalë nga Shqipëria, që kanë kontrata me punëdhënësit grekë. Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe tani po rikthehen. Ndërkohë kufiri shqiptar është i hapur pa kufizime për shtetasit që hyjnë nga Greqia në territorin shqiptar.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img