Grushta në kuvend: Rama-Berishës, ke hallin e Vettingun, ndaj e nxjerr Bashën si kamikaz

KMA NEWS / Pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot në Kuvend ndaj mazhorancës, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se halli i Berishës sot është vetëm ligji i Vetingut.

berisha-rama“Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr Lulzim Bashën si kamikaz. Ti e lufton Vetting-un me shpirt ndër dhëmbë dhe me të gjitha mënyrat e tua. Edhe sot që flasim ti bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”,- tha kreu i qeverisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama replikon me Berishën duke e akuzuar se në qëndrimet e tij është i pabesueshëm. Rama tha se Berisha konkurron me spektaklet e humorit në televizione. “Je lulëkuqja e fundit e varur në mur. dhe je varur edhe më lart se ato të jetimores por je dhe italiani i parë dixhital. Je konkurrent i pakonkurrueshëm i të gjithë emisioneve të humorit në Shqipëri”,- tha Rama.

Berisha akuza Ramës: Kompania që do menaxhojë mbetjet pjesë e Ndranghetas

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Më herët gjatë seancës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot në Kuvend kryeministrin Edi Rama dhe Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha tha se Rama do të sjellë në Shqipëri për menaxhimin e grumbullimin e mbetjeve një kompani që në Itali është hetuar për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta.

Sipas Berishës, kompania që do kryej këto funksione në Tiranë është e përbërë nga dy kompani, AGS Verona dhe Amia Verona, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me drejtuesit e organizatës mafioze.

“Aktualisht kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit. Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në: AGSM Verona – 75% dhe AMIA – Verona 25%

Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës. Zoti Miglioranzi më herët ka qenë i përfshirë si përfaqësues i disa kompanive të tjera italiane të cilat janë hetuar nga prokuroria italiane si kompani nën kontrollin e organizatës kriminale ‘Ndragheta’. Biznesmeni Miglioranzi është njeri tepër I afërt I kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi”,- deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha tha se ka “qenë deputeti i PS-së Artan Gaçi ai që është takuar fillimisht me drejtuesit e kësaj kompanie dhe më pas kryeministri Rama vizitoi dy herë Veronën.

Më tej Berisha shtoi: “Kjo kompani ka përdorur plehrat për të mbushur dhe ndërtuar autostradat në Itali. Por kjo nuk do të ndodh më sepse plehrat do vijnë të mbushin rrugët e Shqipërisë”.

Berisha ka reaguar dhe për situatën krijuar nga përmbytjet në vend. “Qytetarët nën terror nga përmbytjet në vend, Rama hapi ekspozitë. Seanca duhet të merret me këto probleme. Është mëkat të merresh me gjëra të tjera. S’të lejoj ty. Kthehet nga New York-u, me vrap nuk shkon në asnjë vend të përmbytur. Ju vidhni në dogana dhe shkatërroni prodhimet vendase. Pra, vrapon ky tani. Mbledh ca fshatarë të tjerë dhe u thotë se do u ndërtoj rrugë tek parcelat. A lyhet dy herë Liceu Artistik se zotërisë nuk i pëlqen ngjyra pana, por e donte mavi. Problem është shpërndarja e të ardhurave. Kujt t’ja thuash?”,- tha Berisha.

Plas grushti dhe sherri në Parlament. Godasin ministrin e shendetsisë Beqaj

grushtaPlas në Parlament. Deputetët e PD nuk e kanë lejuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja të flasë në foltoren e Kuvendit. Ata nuk e kanë lejuar të flasë duke e cilësuar si simbol i korrupsionit. Beqaj ka shkaktuar një reagim të fortë të opozitës, ndërsa ka dalë të flasë në Kuvend.

Në kulmin e tensionit, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, është detyruar të ndërpresë seancës dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe një konfrontim mes ministrit Beqaj dhe deputetëve të PD. Duket grushti që valon në sallë.

Me rifillimin e seancës, nënkryetari i grupit të PS, akuzoi kreun e grupit demokrat Edi Paloka se ka qëlluar me grusht ministrin Beqaj. Për këtë Balla ka kërkuar mbledhjen urgjente të Byrosë parlamentare.

Flamur Noka sherr me Ramën: Harroje se flet njeri në Kuvend veç Berishës

noka-ramaVeç sherrit mes Edi Palokën dhe Ilir Beqajt. Ka pasur sërish përplasje sot në seancën parlamentare. Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka është ngritur të flasë kryeministri Edi Rama.

Në këtë kohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Flamur Nokës i cili e ka bllokuar Ramën duke ia zënë vendin në foltore dhe nuk e la të fliste me pretendimin se e ka rradhën ish-kryeministri Sali Berisha.

DEBATI:
Leskaj: Ulu në vend se nuk e merr dot me dhunë fjalën

Noka: Harroje se flet kush këtu përvec Sali Berishës se ia ke përmend emrin

Noka-Ramës: Shko ulu. I ka thirrur emrin, harroje, mos t’ja thirrte emrin zonja. Paloka tha pastaj Berisha, mbaroi Paloka, flet Berisha pastaj ti.

Leskaj: Ulu në vend mos thyej rregulloren. Ndërpresim seancën dhe ndërkohë zoti Noka ju tërheq vërejtjen.

Pas ndërprerjes së seancës për pesë minuta, Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj deklaroi se deputeti i PD-së Flamur Noka do të përjashtohet nga seanca plenare pasi ky i fundit nuk i dëgjoi thirrjet e saj për tu ulur.

E gjithë kjo erdhi pasi deputetë të opozitës nuk e lejuan kryeministrin Edi Rama të flasë nga foltorja e Parlamentit, ndërkohë ish kryeministri Berisha qëndronte në foltoren e Kuvendit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img