Hahn email tre liderëve: Votoni sipas asaj që ramë dakord

KMA NEWS / Burimet nga Ora News bëjnë të ditur se komisioneri Johanes Hahn mësohet se i ka dërguar një email tre liderëve kryesorë të vendit, zotit Rama, Basha dhe Meta mëngjesin e sotëm.

“U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkarisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale  sipas marrëveshjes politike të arritur” mësohet të jetë shkruar në emailin e sotëm.

Dje Han u dergoi  një email tre liderëve. Teksti e mesazhit Kryetari i Kuvendit, Kreu i Qeverise dhe Kryetari kenë marrë dje nga Bashkimi Europian, nëpërmjet komisionerit Hahn, ku theksohen dhe pikat për të cilat është rënë darkod.

 “I dashur Kryeministër,

 I dashur Kryeparlamentar,

 I dashur Kryetar i Partisë Demokratike!

Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, dje dhe sot, do të doja të ritheksoja pikat e mëposhtme të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni në tavolinë. Këto pika janë “vijat e kuqe” për komunitetin ndërkombëtar, sikundër e kemi nënvizuar në vijimësi përgjatë gjithë procesit;

E para, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duhet të ketë një bazë solide, të ligjshme, brenda Kushtetutës së Shqipërisë.

E dyta, unë e rikonfirmoj, siç kemi thënë përgjatë gjithë procesit, se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të bëjë rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Këto rekomandime do të përmbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë, bazuar në kriteret e përcaktuara nga legjislacionit.

Unë besoj se ne mund të vijojmë tani me këtë bazë.

Siç diskutuam, ju lutem konfirmoni përmes një përgjigjeje të këtij mesazhi, në mënyrë që votimi në parlament të bëhet nesër.”

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img