Ilir Meta i thotë lamtumirë presidencës: Sot merr detyrën Bajram Begaj! Axhenda e betimit dhe inaugurimit! Në Kuvend mungon Foltorja e Berishës

KMA NEWS – Ilir Meta i thotë lamtumirë presidencës: Sot merr detyrën Bajram Begaj! Axhenda e betimit dhe inaugurimit! Në Kuvend mungon Foltorja e Berishës

Dita e sotme do të jetë dita e fundit e Ilir Metës në Presidencë! Duke filluar nga ora 19:30 Bajram Begaj merr detyrën si kreu i shtetit shqiptar për 5 vitet e ardhshme! Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku do të bëhet betimi i Presidentit të ri. Ndërsa në orën 19.30 është parashikuar ceremonia e dytë e cila do të mbahet në ambientet e Presidencës, ku do të bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skënderbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Në seancë pritet të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare, përvecc deputetëve të Sali Berishës.  Partia Demokratike do të jetë e përçarë edhe në inaugurimin e Presidentit të ri. Report Tv raportoi dje se ‘grupi i Alibeaj’ do të marrë pjesë në seancë, ndërsa ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës do të bojkotojë ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit.
Vendimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, për të qenë të pranishëm, sipas burimeve nga PD, është marrë për të respektuar institucionin e presidencës, megjithëse bojkotuan votimin e tij më datë 4 qershor. Sipas Alibeajt, qëndrimi i tyre për Bajram Begajn është i qartë, ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës, jo gjysmën e shqiptarëve.

Presidenti në detyrë Ilir Meta, u vendos në krye të shtetit më 24 korrik të 2017, disa muaj pasi ishte zgjedhur me propozim të socialistëve, u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota, në një kohë që opozita kishte dy muaj që bojkotonte. Shumë shpejt, Meta do të bëhej president i atyre që nuk ishin në kuvend për ta votuar, duke u rreshtuar hapur në krah të tyre. Që para se të betohej në atë detyrë ai u përfshi në fushatën e vitit 2017, në krah të kandidatëve të LSI dhe me flamurin e ish-partisë së tij, edhe pse ishte president i zgjedhur. Drejtimi i Presidencës u karakterizua nga përplasje të shpeshta me qeverinë

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

Pogrami i ceremonisë në presidencë

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Meta lë zyrën e Presidencës: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite
Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook ditën e tij të fundit në zyrën e presidencës.

Ai shkroi përbri fotos se ishte nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbente këto 5 vite.

‘Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!’- shkroi Meta.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img