Ilir Meta pas protestës: “Edi Rama do japë llogari” Populli nuk do të lejojë që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim

GAZETA E LONDRES – Ilir Meta pas protestës: “Edi Rama do japë llogari” Populli nuk do të lejojë që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim

Një ditë pas protestës së djeshme të Foltores dhe PL-së, ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në facebook, ka publikuar një pjesë nga fjala e tij para qytetarëve.

Meta thotë ndër të tjera se “Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjithë shkeljet e kushtetutës që ka barë”, ndërsa thekson se “populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”.

“Ai do të japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit, do të japë llogari edhe për bllokimin e paligjshëm e të qëllimshëm të të gjithë inciativave dhe projektligjeve të opozitës. Edhe për projektligjet që kemi paraqitur prej kaq shumë kohësh në Kuvend, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimi i pagave çdo vit, liberalizimit të prodhimit të energjisë voltaike, sepse këto projektligje u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, ndërsa Rama kërkon t’i varfërojë dhe dëbojë ata dhe ndërkohë të shtojë korrupsionin e tij.
Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në Kuvend, sepse ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij, që nuk i mbulon dot më askush”, tha nder te tjera Ilir Meta ne fjalen e tij para protesutesve nje dite me parë.

Me këtë revansh të Foltores dhe partisë së pagëzuar të Ilir Metës Edi Rama është i dënuar të qëndroj në pushtet deri sa këta të largohen nga politika!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img