KMA NEWS
Nga Kujtim VANI
Pse ka frikë ky nga Byroja e Hetimit?…!
Dakordësia e detyruar nga ndërkombëtarët mes PS-së, LSI-së dhe PD-së, që Byroja Kombëtare e Hetimit të kalojë në varësi të Prokurorisë Speciale, duket se ka filluar të gjenerojë edhe kundërshtimet në radhët e grupit parlamentarë të PD-së, lidhur me këtë zgjidhje gjoja kompromisi, se siç e thash edhe më lart ky nuk është kompromis, por të detyruar nga aleatët strategjik amerikanët dhe BE.
Por më shumë se kalimi i kësaj strukture në varësi të Prokuroris Speciale, deputetët e PD-së në realitet janë kundër krijimit të kësaj strukture të re siç është Prokuroria Speciale. Arsyeja është e qart, sepse në radhët e tyre ka më shumë të korruptuar se çdo parti tjetër, të cilët me krijimin e BKH nuk mund ti shpëtojnë drejtësisë dhe burgut, pasi me BKH nuk ka numra dhe manipulime, të gjithë janë të barabart para saj dhe ligjit.
Sipas zërave brenda PD-së mësohet se njëri prej ish-bashkëkryetarëve të komisionit për hartimin e Kushtetutës dhe ish Ministër, deputeti Arben Imami, është deklaruar hapur kundër një byroje hetimi të pavarur nga Prokuroria e Përgjithëshme, duke pretenduar që Byroja të veret nga prokurori i tyre, i cili mesa kuptohet është pjestar i listës që do të jap llogari për korrupsionin.
Sipas Imamit, nuk mund të ketë dy prokurori, duke pasur parasysh se drafti për Reformën në Drejtësi, parashikon Prokurorin e Përgjithshme dhe Prokurorinë Speciale, e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, si dhe të trupës së gjyqësorit.
Imami e shikon ndarjen e prokurorive si institucione paralele pasi, sipas tij, kjo është njësoj si të kesh dy kryeministra, dy parlamente ose dy presidentë. Por një gjë është e vërtetë; Imami ka qenë Ministër i Mbrojtjes dhe e paska zënë frika. “Imam-bajalldi” do bëheni të gjithë kush është i korruptuar.
Byroja Kombëtare e Hetimit do të krijohet sipas programit amerikan dhe për këtë mos e veni në dyshim as ti Arben dhe asnjë Imam tjetër, qoft i majtë apo i djathtë. Vjen një ditë thot populli dhe i paguan të gjitha mëkatet. Kush është i pastër nuk ka problem as nga Byroja e Hetimit dhe as nga kush varet ajo. Problem të madh kan veç ata që janë të përlyer deri në fyt nga korrupsioni.
Byroja do krijohet dhe ora e drejtësisë po vjen nuk është larg. Edhe një gjë të fundit miliona euro që ju gllabruan popullit shqiptar nga pushtetarët dhe politikanët në kto 24 vjet do të rikthehen në arkën e shtetit dhe nuk jenë pak lek… Shtërngo b….ën Imam bashkë me shokët e miqtë të majtë e të djathtë, se bashkë i keni bërë zullumet!





