Incident terrorist në metronë e Londrës me 22 persona të plagosur (Video)

KMA NEWS

Kujtim Vani, Londër

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Metron e Londrës, ku mbetën të plagosur 22 persona. Policia britanike tha se po e trajton si “incident terrorist” shpërthimin që ndodhi të premten në stacionin e metrosë Parsons Green në Londrën perëndimore.

Policë të armatosur rëndë mbrritën të premten në metronë e Londrës pas njoftimeve për një shpërthim në një tren.

Policia e cilësoi atë si një “incident terrorist” që la pas vetes një numër të plagosurish, disa prej të cilëve u panë me djegie në fytyrë. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për një mjet të improvizuar shpërthyes. Sipas burimeve mekanizmi shpërthyes ishte lidhur me një orë me zile. Ndërkohë janë evakuar edhe personat që ndodhen në shtëpitë afër stacionit ku ndodhi ngjarja.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë autoambulanca, makina të zjarrfikësve dhe një helikopter u panë në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shërbimi i emergjencave tha se ka dërguar në spitale për trajtim mbi 20 veta dhe asnjëri nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë policia e Londrës tha se hetimet për sulmin po zhvillohen me ndihmën e MI-5, Agjencisë Britanike të Zbulimit.

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të drejtojë takimin e komisionit qevritar të emergjencave pas incidentit.

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson bëri thirrje për qetësi dhe shtoi se është e rëndësishme që të mos bëhen spekullime për sulmin. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha se kryeqyteti britanik “nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi.”

Presidenti amerikan Donald Trump, dënoi sulmin në Londër, duke bërë thirrje për hapa më aktiv kundër terrorizmit.

Britania ka përjetuar katër sulme terroriste gjatë këtij viti që lanë pas vetes 36 të vrarë.

polici britMark Rowley, zëvendës komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës u tha gazetarëve se “shpërthimi duket se ka qenë i qëllimshëm dhe se pas disa hetimeve doli se ai ishte shkaktuar nga një pajisje shpërthyese e improvizuar”.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë një kovë që kishte marrë zjarr, e cila ishte vendosur brenda në një qese plastike pranë derës së njërit prej vagonave të trenit.

maz 2Kryeministrja britanike Theresa May e cilësoi sulmin “një akt prej frikacakësh” dhe u bëri thirrje banorëve të Londrës që të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme normalisht, megjithëse niveli i kërcënimit mbetet i lartë.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antionio Guterres bëri një deklaratë, ku e dënonte sulmin dhe u uronte personave të plagosur shërim të shpejtë. “Kombet e Bashkuara janë në solidaritet me popullin dhe qeverinë e Britanisë së Madhe”, thonte në deklaratë zoti Guterres.

trump mayPresident Donald Trump e telefonoi kryeministren britanike të premten, për t’i shprehur keqardhje për sulmin, njoftoi përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Në Deklaratë thuhej se Presidenti Trump “zotohet ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Britaninë e Madhe, për t’i dhënë fund sulmeve në mbarë botën që venë në shënjestër civilë të pafajshëm dhe për të luftuar ekstremizimin.”

 

 

Presidenti Trump, thirrje për “ndalim më të ashpër” të udhëtimeve për në SHBA

DonaldTrumpPresidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje sot për një “ndalim më të ashpër dhe më konkret” të udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, pas shpërthimit të një bombe artizanale në një tren të Londrës.

Në një seri komentesh në Twitter sot në mëngjes, zoti Trump e quajti shpërthimin një tjetër sulm të ndërmarrë “nga një dështak terrorist” dhe la të kuptohej se policia e Londrës humbi një rast për ta parandaluar atë.

Presidenti Trump tha gjithashtu se ndalimi i udhëtimeve për gjashtë vende kryesisht muslimane duhet të jetë “shumë më i madh, më i ashpër dhe më konkret, por kjo nuk do të quhej politikisht korrekte!”

Bomba shpërtheu në një tren të mbushur plot gjatë orëve me trafik të dendur, duke lënë të paktën 22 të plagosur, por jo rëndë. Policia tha se shpërthimi ishte një sulm terrorist, i pesti në Britani këtë vit.

Duke komentuar në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Është fjala për njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin të njohur për policinë britanike. Duhet të tregohemi aktivë.”

Policia britanike nuk pranoi të komentonte, por Kryeministrja britanike Theresa May u përgjigj pa vonesë, duke thënë: “Asnjëherë nuk mendoj se është e dobishme kur dikush shpreh hamendje rreth diçkaje në hetim e sipër.”

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img