GAZETA E LONDRES – Investimi miliarda paund për ndërtimin universal dhe resort në Bedford, do të sjellë mijëra vende pune
Një investim prej shumë miliardë paundësh në një park dhe resort të ri të madh tematik Universal në Bedford është rënë dakord midis Universal, qeverisë dhe këshillit lokal, në një lëvizje që përfaqëson një votë të madhe besimi në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të ardhmen e partneriteteve midis MB dhe SHBA.
Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje historike me Universal Destinations & Experiences për ndërtimin e një parku tematik dhe resorti të klasit botëror në Bedfordshire. Investimi shumë miliardë paundësh do të jetë një prej më të mëdhenjve të këtij lloji në Evropë dhe pritet të hapet në vitin 2031.
Ky projekt do të krijojë 28,000 vende pune rreth 20,000 gjatë ndërtimit dhe 8,000 të tjera në sektorët e mikpritjes dhe industrive krijuese duke e vendosur Mbretërinë e Bashkuar në qendër të hartës globale të argëtimit dhe inovacionit turistik.
Parku, që do të shtrihet në një zonë prej 476 hektarësh, do të përfshijë një gamë të gjerë atraksionesh të avancuara teknologjikisht, një hotel me 500 dhoma, si dhe një qendër të madhe për argëtim, ushqim dhe pazar. Gjithashtu, rreth 80% e vendeve të punës do të shkojnë për banorët lokalë, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin.
Sipas Universal, ky zhvillim pritet të gjenerojë 50 miliardë paund për ekonominë britanike deri në vitin 2055, me 8.5 milionë vizitorë në vitin e parë, duke e kthyer në atraksionin më të madh turistik në MB.
Kryeministri Keir Starmer e cilësoi marrëveshjen si “shembullin më të mirë të Planit për Ndryshim në veprim”, duke shtuar se kjo iniciativë do të sjellë rritje të qëndrueshme dhe mundësi reale për qytetarët në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, presidenti i Comcast Corporation, Mike Cavanagh, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për zgjerimin e pranisë globale të Universal dhe vlerësoi mbështetjen e qeverisë britanike.
Parku i ri tematik është pjesë e një vizioni më të gjerë për të zhvilluar korridorin Oxford–Cambridge, duke investuar në infrastrukturë dhe duke çliruar potencialin ekonomik të rajonit. Projekti mbështetet gjithashtu nga një angazhim i fortë për trajnimin dhe punësimin e fuqisë punëtore të re përmes bashkëpunimit me kolegje dhe universitete lokale.
Marrëveshja është një shenjë e qartë e besimit në ekonominë britanike dhe në aftësinë e saj për të tërhequr investime të mëdha ndërkombëtare në sektorët me potencial të lartë si turizmi, teknologjia dhe industritë kreative.





