Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa balistike

GAZETA E LONDRES – Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa balistike

Irani lëshon raketa balistike drejt Izraelit, ndërsa udhëheqësi i tij suprem zotohet të “shkaktojë goditje të rënda” në hakmarrje për sulmet e Izraelit gjatë natës.

Më herët sot, IDF tha se shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe figura të tjera të larta ushtarake u vranë, ndërsa Irani thotë se gjashtë shkencëtarë janë vrarë gjithashtu.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të arrijë një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, duke paralajmëruar për sulme “edhe më brutale” izraelite – Irani akuzon SHBA-në se mbështet sulmet e Izraelit, gjë që SHBA-ja e mohon.

Ushtria izraelite thotë se Irani nisi 100 raketa drejt Izraelit pak kohë më parë dhe sistemet e saj të mbrojtjes po punojnë për të ndaluar kërcënimin.

Publikut i është thënë të hyjë në strehimore deri në njoftim të mëtejshëm, shtohet në deklaratë.

Përgjigja e Teheranit vjen pasi forcat ajrore izraelite filluan një seri sulmesh në Iran, me shpërthime të dhunshme në Teheran dhe Tabriz, ku sipas IDF janë goditur më shumë se 200 objektiva.

“Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë. Nuk do të ketë siguri askund në Izrael, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”, tha për Reuters një zyrtar i lartë në Teheran.

Irani po ashtu pretendon se në territorin e tyre forcat e Gardës Revolucionare kanë rrëzuar dy avionë izraelitë dhe kanë kapur rob një pilote.

Sipas agjencisë Irna, dy avionë luftarakë izraelitë u rrëzuan, por nuk u specifikua në cilën zonë ndodhi kjo.

Operacioni “Rising Lion”, i nisur nga Izraeli, kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Iranit.

Teherani konfirmon vdekjen (ndoshta nga një sulm i shpejtë i Mossadit) të kreut të Gardës Revolucionare Hossein Salami.  Gjenerali i fuqishëm Mohammad Bagheri u vra gjithashtu, ndërsa dy shkencëtarë nga programi bërthamor i Teheranit përfunduan të vdekur.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img