Irani sulmon Izraelin me raketa balistike

GAZETA E LONDRES – Irani sulmon Izraelin me raketa balistike

Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë, një sulm që mund të shkaktojë një përshkallëzim madhorë mes rivalëve rajonalë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja për Izraelin do të jetë e palëkundur.

Ushtria izraelite tha se do të duheshin disa orë që mbi 100 dronët të arrinin tek objektivat e tyre.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi një burim të thoshte se ushtria e tij kishte lëshuar një numër raketash balistike kundër Izraelit.

Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.

Irani e quajti goditjen një ndëshkim për “krimet izraelite”. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin në Damask.

“Nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë më e ashpër,” tha misioni iranian në Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë.

Megjithatë, ai tha gjithashtu se Irani tani “e konsideron këtë çështje të mbyllur”.

Presidenti Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer, për t’u kthyer në Uashington për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, është i hekurt”, u shpreh ai pas takimit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img