KMA NEWS / Në janar të vitit 2005 në komisariatin 4 të Tiranës ndodhi një ngjarje e rëndë. Një i ndaluar humbi jetën në rrethana të paqarta. Viktima ishte Agim Daka me origjinë nga Tropoja. Vëllai i tij Bujar Daka nga Cërrnica e Tropojës ishte arratisur së bashku me 2 persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllain e tij për ta marrë në pyetje. Zyrtarisht thuhet se ai kreu vetëvrasje duke i marre pistoleten nga brezi Artan Cukut gjate kohes qe po merrej ne pyetje, por në atë kohë deputetë të opozitës akuzuan shefin e komisariatit Artan Cuku se e kishte torturuar Dakën dhe madje i kishte marre jetën.
Ish-deputeti i Tropojës Azgan Haklaj mbajti këtë deklaratë në parlament: “Agim Daka ishte qytetar i thjeshtë e i pambrojtur, ai ra viktimë e klanit farefisnor të prokurorit të Shkodres Ulsi Manja, të drejtorit të Shkodrës Ahmet Premci, të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) Sami Rasha, të ministrit Toska, të prokurorit Visha e Sollaku, etj., të cilët duke qenë miq të ngushtë e me lidhje gjinie shumë të afërt me njëri-tjetrin, urdhëruan Rambon e tyre Artan Cuku të vidhte Agim Dakën në mes të rruges e ta masakronte për dhjetra orë në polici, duke mos i lejuar atij të ketë as një avokat siç e parashikon ligji, ose të paktën të njoftohej familja e tij, por më në fund e vranë edhe Agim Dakën” – ka thënë Haklaj në atë kohë.
Edhe drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj që ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku dhe se hakmarrja është një nga pistat e vrasjes. Megjithatë ende asgjë nuk është zyrtare.
Artan Cuku,ish punonjës i lartë i policisë së shtetit ui ekzekutua në hyrje të banesës së tij në “Rrugën e kosovarëve” në Tiranë. Ai u qëlloa për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.
Artan Cuku ka qenë nëndrejtor i policisë së për krime të rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Më pas Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Cuku ka qene prej 16 vitesh ne pilici ku ka sherbyer si shef krimesh edhe ne Tirane, Shkoder dhe Fier.
Më pas u largua nga detyra dhe mësohet se këto kohë ka qenë jashtë radhëve të policisë duke u marrë me aktivitet privat.
Artan Cukun, që për një periudhë kohe ka punuar si zëvendës drejtor i policisë së Tiranës dhe drejtor i Policisë së Vlorës, është ekzekutuar sot në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Cuku është ekzekutuar në derë të shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.





