Ish Ministri Bushati: Ndarja e Kosovës është ide serbe që u promovua nga shqipfolës!

SHQIPTARI NEWS – Ditmir Bushati, deputet dhe ish-ministër i jashtëm, deklaroi se plani dhe ideja për ndarjen e shtetit të Kosovës, nuk ka ardhur nga SHBA-ja. I ftuar në studion e “5 pyetjet nga Babaramo”, Bushati u shpreh se ndarja e Kosovës ishte një ide serbe e mbështetur nga shpifolës.

Përsa u përket deklaratëve të Grenell, se këtë ide e ka përkrahur edge John Bolton, Bushati u shpreh se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Sipas Busahtit, SHBA-ja nuk ka hedhur asnjëherë ide në lidhje me ndarjen e Losovës.

“Ndarja e Kosovës është një ide Serbe, fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës. Sot ka njerëz që janë tërhequr nga kjo ide sidomos pas deklaratave të Grenell dhe ajo çfarë pamë është se procesi i njohjes së Kosovës nuk avancoi, Serbia arriti të përçajë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm dhe brenda BE u krijuan disa të çara ndërkohë që ne ishim mësuar me një ndërhyrje shembullore të familjes euroatlantike dhe SHBA , ku punohej së bashku dhe arritëm të siguronim çlirimin e Kosovës dhe krijimi i shteti të tij. Të gjitha këto fitore me hapjen e debatit për kufijtë, por çbënin disa arritje historike një e nga një. Ne shqiptarët nuk duhet të vendosim për asnjë çast në kolateral arritjet tona historike. Para se të ikja nga ministër i Jashtëm kam marrë një telefonatë nga sekretari i jashtëm Pompeo në dhjetor të 2018 për çështje të tjera dhe në të gjitha takimet qëndrimi i SHBA ishte i qartë në këtë drejtim duke mos lënë asnjë shteg që mund të përdoreshin për t’i dhënë fund konfliktit mes Serbisë e Kosovës. Prandaj besoj se është ide serbe dhe jo nga SHBA,”- tha Bushati.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img