Ish Ministri i Drejtësisë Manjani: Kauza e PD kundër Gramoz Ruçit, një turp dhe miopi politike

KMA NEWS / Ish-ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani është pro Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit. Duke iu referuar PD-së, e cila është kundër kësaj zgjedhje, në studion e lajmeve të Ora News, Manjani tha se nuk mund të ngrihet një kauzë kundër një personi.

Manjani e konsideroi Ruçin si një punëtor politik ekselent dhe nuk ka asnjë arsye që pse ai të mos jetë kryetari i parlamentit të Shqipërisë.

“Çdo parti është legjitime të ngrejë kauzën që do. Pyetja është që: A mund të ngresh kauzë politike për një person? Kjo është një temë interesante dhe në 27 vjet ka treguar që është e dështuar. Nuk mund ta sulmosh një person, sepse ai nuk varet nga ty. Zgjedhja apo moszgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit nuk varet nga PD. Sa më takon mua si individ unë e njoh Gramoz Ruçin si një punëtor politik ekselent. Nuk di ti ketë rënë njeriu në qafë, as në atë kohë me cfarë kemi dëgjuar, në këtë kohë jo e jo. Ka punuar në partinë e tij, nuk i ka bërë kujt dëm, ka një autoritet në PS, është ende autoritet në PS dhe për ketë meriton respekt. Nuk ka asnjë arsye që pse Gramoz Ruçi të mos jetë kryetari i parlamentit të Shqipërisë, i cili dominohet nga PS.” – u shpreh Ylli Manjani.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img