KMA NEWS
Ish student i dekoruar i dhjetorit i bashkohet LIBRA-s së Blushit
Ish kryeredaktori i gazetes më të madhe shqiptare në Emigracion,”TRIBUNA”, Ardi Stefa, jo vetëm i është bashkuar LIBRA-s, por është kthyer në një promotor i fuqishëm ku u bënë thirrje vazhdimisht shokëve dhe miqëve të tij ti bashkohen kësaj lëvizje.
Lëvizje e cila nuk ofron premtime të kota dhe as vende pune me metoda mashtruese, siç ndodhë rëndomë në Shqipëri me partite e tjera. Të cilat me të ardhur në pushtet u kthejnë shpinën të gjithëve.
Ai i fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij formacioni në luftë të përbashkët për ndryshimin e Shqipërisë dhe mirëqenjes së shqiptarëve.
Ardi Stefa është një nga studentët e dhjetorit dhe nismëtar i krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, por është edhe i vetmi që dekoratën që i akreditoj ish Presidenti Sali Berisha, për kontributin e tij në lëvizjet demokratike, ja ktheu mbrapa në shenjë proteste për mos mbajtjen e premtimeve dhe mos respektimin e idealeve të lëvizjes studentore, për të cilën luftuan studentët dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve.
Ardi Stefa për një kohë të gjatë ka qenë Kryeredaktori i gazetës më të madhe në Emigracion Tribuna, ku u ka shërbyer me devotshmëri emigrantëve shqiptarë dhe Atdheut, duke vënë shpesh herë edhe veten në rrezik nga ekstremizmi dhe rracizmi vendas.
Stefa gëzon një respekt të veçantë nga mbarë diaspora dhe veçanërisht nga emigrantët shqiptarë në Greqi, pasi ai deri sa u rikthye në Atdhe ishte me të vërtetë zëri i tyre.
Sot Stefa i është bashkuar formacionit të ri LIBRA, lëvizje e cila i ngjanë pak a shumë lëvizje së 90-së, por një lëvizje moderne që lufton për të pastruar politikën dhe shtetin nga të korruptuarit, hajdutët, injorantët dhe kriminelët, të cilët për interesat e tyre personale venë partinë dhe veten mbi Shqipërinë.
Përmes faqes së tij në FB, Stefa bënë me dije se pse u bë Libra, si dhe u drejtohet qytetarëve të ndershëm që të përqafojnë idetë dhe të bëhen pjesë e Libra-s, pa interesa vetjake.
Më poshtë ftesa e plot e ish Kryeredaktorit dhe studentit të dhjetorit Ardi Stefa:
FTESË
Në përgjigje të pyetjeve apo mesazheve që më dërgoni: “Unë jam pjesë e partisë “LIBRA”.
Në bindje ngelem antikomunist i vendosur dhe për këtë nuk bëj asnjë kompromis.
Nuk flas në emër të LIBRA-s, por nëse kam miq që duan të na bashkohen më shkruani në Inbox apo në email.
As LIBRA, as unë, as shokët e mi nuk kemi asgjë për të ofruar: as vende pune, as tendera, as hashash, as kallash, as koncesione, as… As premtime boshe.
Por nuk mund t’i premtojmë, pasi nuk i kemi dhe nuk duam t’u ngjajmë partive të vjetra.
Ndoshta është shumë ajo që ne kërkojmë nga ju: durimi, angazhimi, përballja me të keqen, shpifjen, injorancën.
Ne te LIBRA ëndërrojmë e duam një vend normal. Duam një vend për njerëzit e ndershëm te punës.
Është shansi ynë sot t’i themi NDAL arrogancës së pushtetit, krimit, korrupsionit marramendës, përçmimit të klasës politike që na qeveris në këtë tranzicion të tejzgjatur.
Po nuk bëmë gjë sot, le të mbyllim gojën e të mos kemi më asnjë shpresë se ky vend do të bëhet nga të tjerët.
Sepse nuk do të bëhet, asnjëherë, nga askush tjetër përveç nesh.
E vetmja garanci që personalisht ju ofroj është ndershmëria dhe përkushtimi im dhe i shokëve të mi.
E di që ndoshta jeni të zhgënjyer, por ju garantoj: Jemi shumë dhe do të jemi edhe më shumë në këtë përpjekje e sfidë.
Nëse doni një Shqipëri normale e qytetare, një shtet të së drejtës, të së mirës e demokracisë: Bashkojuni me themeluesit e LIBRËS.
Nuk ka më kohë!
Duhet të bëjmë NDRYSHIMIN…





