GAZETA E LONDRES – Jakup Krasniqi paraqitet para trupit gjykues me kravatë me shqiponjën dykrenare
Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është paraqitur sot me kravatë me shqiponjën dykrenare në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.
Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij.
Avokati mbrojtës i Krasniqit në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.
Ditën e djeshme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi i cili e ka deklaruar veten të pa fajshëm.





