Japonia vendos të dërgojë gaz natyror në Evropë nga rezervat e saj

SHQIPTARI NEWS – Japonia ka vendosur të dërgojë disa nga rezervat e saj të gazit natyror në Evropë mes shqetësimeve në rritje për ndërprerjen e furnizimit për shkak të krizës në Ukrainë, tha të mërkurën Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë i Japonisë, Koichi Hagiuda.

Vendimi u mor pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe synon të ndihmojë vendet evropiane në kushtet e pasigurive në lidhje me furnizimet me gaz, mes shqetësimeve për një ndërhyrje të mundshme ruse në Ukrainë, tha zoti Hagiuda pas takimit me ambasadorin amerikan Rahm Emanuel.

Japonia është një nga importuesit kryesorë të gazit natyror të lëngshëm (GNL). Zoti Hagiuda tha se po kontribuon me rezervat e tepërta të gazit, pasi Japonia ka siguruar një sasi të mjaftueshme për nevojat e brendshme për shkurtin, muajin më të ftohtë.

Më herët gjatë ditës, Ministri Hagiuda u takua veçmas me ambasadorin Emanuel dhe ambasadoren e BE-së në Japoni, Patricia Flor dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesave të tyre për të ndihmuar me gaz natyror.

Ambasadori Emanuel, me anë të një deklarate, përshëndeti vendimin e Japonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë janë të shqetësuar se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për Evropën në mes të dimrit, si përgjigje ndaj sanksioneve të mundshme perëndimore ndaj Moskës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img