Juncker: Luftë energjike kundër lajmeve të rreme

KMA NEWS / Shefi i Komisionit Evropian bën thirrje për më shumë vetërregullim të mediave sociale që të mënjanojnë të ashtuquajturat lajme të rreme.

 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u bëri thirrje sipërmarrjeve si Facebook-u dhe Google që të veprojnë me vendosmëri kundër lajmeve të rreme në internet. Është në interes të rrjeteve sociale që të zhvillojnë në këtë mes një  “lloj ambicieje”, tha Junckeri për gazetat e grupit mediatik Funke. “Në fund të fundit është fjala për besueshmërinë, e cila është kapitali i tyre më i rëndësishëm.”

Junckeri u kujtoi këtyre sipërmarrjeve angazhimin që kanë marrë vetë për të aplikuar standarde me të cilat mund të parandalohen manipulimet. “Ne do të shohim nga afër se si do të zbatohen këto.”

Jean-Claude Juncker (Getty Images/AFP/T. Charlier)

Presidenti i Komisionit Evropian tha se sheh edhe arsye për shpresë. Ai tha se kishte përshtypjen se evropianët po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj faktit “se cili i bombardon me fjalë që tingëllojnë bukur dhe cili u tregon të vërtetën” .

Veçanërisht në Gjermani partitë janë duke kërkuar aktualisht receta kundër manipulimit të opinionit në internet. Politikanët kanë frikë madje se shtete të tjera, si p.sh. Rusia mund të ndikojnë në këtë mënyrë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img