Kandidati – Bashës: Tëpres deri nesër në 12 të natës për premtimet që s’ke mbajtur

KMA NEWS / Vazhdojnë problemet në radhët e opozitës në kulmin e fushatës elektorale. Kandidati për deputet Lefter Maliqi, thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin elektoral për hapjen e fushatës në qarkun Berat. Ai pret të takohet me Lulzim Bashën, për të cilin thotë se ka rezerva dhe se do të flasë me të për premtimet e pambajtura. Më poshtë reagimi i plotë i Maliqit.

“Ndjesë.!

Të dashur miq, mbeshtetes, duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marrëveshjen e kemi bere ju votën une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime neinfrastrukture, arsim,shendetesi, kulture, ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të himazhit, origjines nga Kucova, vendlindjes ne Lapardha, si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë, ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!,” shkruan Maliqi në rrjetin social Facebook.

Pas disa dorheqjesh të kandidatëve nga lista Basha, telashet tashmë po shtohen nga çasti në çast!

Sot Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, i kërkon kandidatit të saj Adriatik Alimadhi të tërhiqet nga gara, pasi sipas tyre është e papranueshme që ai të jetë i pozicionuar në listë pas Vangjel Dules.

Përmes një deklarate ata e cilësojnë listën e Bashës si “lista e turpit”, ndërsa i rikujtojnë vjedhjen e votave në vitin 2013 që sipas tyre kanë bërë komisionerët e PD-së. Më poshtë deklarata e plotë:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga Partia Demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe Partise Demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi. Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

Me respekt Dega e partise Balli Kombetar Vlore

Ne emrin e kryesise

Kryetar Ridvan Mersinaj

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img