Kënga e Ilir Metës funeral tre muaj para falimentimit të tij!

KMA NEWS / Pas një kënge që të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë thurur kryetarit të LSI Ilir Meta, në lidhje me rolin e kontributin e tij në arritjen e fitores së reformës në drejtësi, ka reaguar si gjithmon i vëmëndshmi që nuk i shpëtojnë përralla të tilla avokati Spartak Ngjela, të cilit i është servirur material nga vet kryetari i LSI njëkohësisht kryetari i Kuvendit Ilir Meta me këngën që të rinjtë e LRI kënduan për të.

Avokatit i është kujtuar Rrapush Xhaferri, të cilit iu ngrit një këngë e ngjashme si ajo e Ilir Metës. Sipas Ngjelës, Ilir Meta e ka porositur vetë këngën dhe kjo është shenjë se ka të njëjtin hall si Rapush Xhaferi tre muaj para falimentit.

Kënga labe e Ilir Metës, ka edhe një domethënje të madhe, pasi ajo nuk është kënduar siç këndojnë lebrit me fanatizëm të veshur me kostumin kombëtarë, por siç po flasin lart e poshtë ca pleq e plaka është kënduar nga një drup të rinjësh pa brekë.

Analizën ta bëjë vet lexuesi…!

STATUSI I PLOTE NE FACEBOOK

Historite e korrupsionit jo vetëm janë të ngjashme, por vijnë e bëhem identike kur janë në segmentin e fundit.

Ka shembuj të shumtë nga historia e krimit, mashtrimit dhe abuzimit, por nuk kemi pse të largohemi: a nuk është identike kënga për Ilir Metën që është ngritur këto ditë, me këngën qe iu ngrit Rapush Xhaferit?

Dhe mos mendoni se janë larg në aktivitet. Rapushit i këndonin se “po i shpëtonte nga varfëria” me një skemë “fut 1000 lek, dhe merr 3000 lek”.

Kurse Metës i kënduan për frikën që tregoi për Reformën në Drejtësi. Rapushi gëzohej se do rriteshin paratë e popullit në depozitat e tij mashtruese, por nuk dimë sa është gëzuar Meta.

Megjithëse, fakti që ka porositur këngën, kuptohet se ështe në hallin e Rapush Xhaferit tre muaj para falimentit e që mendoi të tregonte forcë popullore.

Vërtet mendon Meta se mund të trembë politikën amerikane me një palokëngë kalamajsh?

Historia është treguar gjithmonë e pamëshirshme me ngjashmëri të tilla.

Teksti i këngës së  Ilir Metës nga të rinjtë e LRI

Iliri burrë shteti konsensusin e gjeti

Ne Shqiperi erdhi dita;

Dita qe kaq shume e prita.

Ilir Meta burre shteti;

Zgjidhjen e reformes gjeti.

Me qetesi dhe dashuri;

Gjen konsensus ne cdo parti.

Tha konsensus duhet sot;

Ligjet te kalojn kte mot.

Boll shqipetaret sjan degjuar;

Reforma do miratuar.

Reformen e miratove;

Te gjith palet i bashkove.

Shba-ja Europa;

Per kte popull u ben copa.

Tok me ta ti punove;

Shqipetaret i gezove.

LSI parti e madhe;

LSI Shqiperi pa halle!

lri metes

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img