Kërcenimi i Bashes: T’i hapin rrugë dialogut, përndryshe sheshet do mbushen me armata …

KMA NEWS / Gjatë fjalës së tij në çadrën e protestës ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet t’i hapin rrugë dialogut për të plotësuar kushtet që opozita kërkon pasi sipas tij përndryshe sheshet e vendit do të mbushen me armata paqësore të qytetarëve të Republikës së Re.

“Qytetarët nuk e braktisin protestën e 18 shkurtit pa korrur fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të Republikës së Re.

Data për koalicionin skadon për pak orë, por hesapet për koalicionin e tyre le ti bëjnë vetë se nuk na bëhet vonë, por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbëshetje të gjerë politike që do luftojë krimin dhe do nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat, pra ka punë për të bërë, mos e humbni kohën kot, mos kini shpresë se ne do tërhiqemi, mos kini shpresë se populli dhe unë do tërhiqemi ne do ta fitojmë këtë betejë me cdo kusht.

Me votë të lirë edhe qeveria e ardhshme edhe opozita e ardhshme nuk do të ketë asgjë të përbashkët me këto sot. Do të jetë e pamundur të kemi një qeveri dhe një shtet arrogant me qytetarin. Do të jetë e pamundur që një qeveritar apo kryeqveritar të guxojë të qëndrojë si sot në pushtet sepse Republika e re me instrumentet e reja nuk do tja lejojë”, u shpreh Basha

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img