Kërcënimi i Shullazit ndaj Dhori Kules. PD: Tahiri donte ta zgjidhte privatisht

KMA NEWS / Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga kërcënimi që Emiljano Shullazi i ka bërë rektorit të Unviersitetit të Tiranës, Dhori Kules. Rektori e ka rrëfyer ngjarjen në prokurori, duke e treguar atë që na momenti që Shullazi i është afruar me makinë pranë hotel Sheraton, e deri tek kontakti me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se, “Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se, pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor (Mynir Koni), kryeministri e ka dërguar tek Ministri i Brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, ashtu siç ka ndodhur edhe ca kohë më parë, kur thirri në zyrë, Durim Bamin dhe përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë krejt informale dhe të paligjshme, të dënueshme penalisht, përsëri, rektorit në detyrë, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe të gjitha provat tregojnë se zgjidhja do të ishte ajo që kjo qeveri di të bëjë më mirë”.

Rektori në largim, Kule, nuk ka pranuar të flasë publikisht për këtë ngjarje. Ai nuk ka përgënjeshtruar deri tani asnjë nga versionet e dhëna. Fakt është që ai ka bërë një deponim në prokurori, duke pranuar se ka marrë një kërcënim për të mos e mbështetur Mynir Konin në garën për rektor të UT. Por nëse versioni që dha sot PD do të rezultojë i vërtetë, për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kjo ngjarje shënon herën e dytë që ai ndërhyn të zgjidhë privatisht çështje të karakterit kriminal me karakteristikat e krimit të organizuar. Rasti i parë, ashtu siç e përmend Bylykbashi është ai i Durim Bamit. Saimir Tahiri e ka pranuar se e ka takuar vetë Durim Bamin dy herë, edhe pse deputeti Tom Doshi i kishte thënë se ai ishte personi që ishte paguar për ta vrarë atë.

“Denoncohet ky fakt në prokurori dhe vetëm pak orë më pas ish-kryeministri Berisha e ka deklaruar publikisht ku të gjithë jeni dëshmitarë, u arrestua Shullazi dhe të mos kishte ndërhyrë prokuroria ne do të ishim përsëri përpara asaj që Sajmir Tahiri di të bëjë më mirë. Do të menaxhonte në mënyrë private, në mënyrë informale, ashtu siç ai ka bërë edhe në rastet e tjera, duke i dhënë makinën e tij trafikantëve të drogës që ta përdornin për t’i dhënë imunitet, në të njëjtën mënyrë do t’i jepte imunitet kësaj bande, në të njëjtën mënyrë siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe duke menaxhuar krimin e duke e kthyer Shqipërinë, në një plantacion me drogë, ku jeta e shqiptarëve vlen zero, ndërkohë që interesi i vetëm është të rrisin pasurinë dhe nëpërmjet këtyre kriminelëve të mbrojnë aferat e tyre”, deklaron deputeti i PD.

Nga Ministria e Brendshme nuk ka ende asnjë koment mbi këtë akuzë të rëndë të deputetit Bylykbashi. Ministri Tahiri është akuzuar nga opozita prej shumë kohësh se ai ka lidhje të drejpërdrejta me Emiljano Shullazin. Ministri i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. /Lapsi.al

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img