SHQIPETARI NEWS/ Ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe gazetari Mentor Kikia kanë dëbatuar sot për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Kikia i kanë thënë demokratit se duhet t;i vijë turp pasi parlamenti sot është i mbushur me tregtarë dhe budallenjë.
Nga ana tjetër Bylykbashi nuk i pranuar këto akuza dhe është shprehur se askush nuk e blen kandidaturën dhe nuk ka qenë dakord me gazetarin.
PJESË NGA DEBATI
Kikia: Ky sistem zgjedhor ka dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para.
Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kikia: Parlamenti sot është i mbushur me budallenj. T’ju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjtë janë në parlament falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.
Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam.
Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.
Ndër të tjera, ish-deputeti i PD-së tha se “mazhoranca nuk e ka vullnetin për të bërë zgjedhje të ndershme. “Para zgjedhjeve duhet një qeveri tranzitore që të shmangë krimin elektoral, manupulimin e listave të zgjedhjeve.
Këto norma që i kërkon dhe ODIR nuk bëhet dot me Edi Ramën kryeministër, kjo pasi Edi Rama nuk luan pastër në një fushë të barabartë”, u shpreh ndër të tjera demokrati.
Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.





