Andoneta Prifti, vajza emigrante nga Tirana, po magjeps sportdashësit e King-Boksit në Greqi dhe më gjërë me performancën dhe fitoret e njëpasnjëshme të saj. Ajo është pjesë e skuadrës Fight Club Galatsi në Athinë. Megjithë pengesat për të mos u përfaqësuar në ndeshjet Ndërkombëtare jashtë Greqisë, për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit, sportisten e talentuar Andonia Priftin, nuk kan mundur ta pengojnë aspak dhe ta ndalin në trofeun e fitoreve të vazhdueshme. Prifti, sot në moshën 14 vjeçare, kur u pais edhe me dokumenta të rregullta qëndrimi, disponon disa kupa të fituara, ku nuk din se ç’është humbja. Ajo është një sportiste me një të ardhme të madhe, një element që lakmohet nga të gjitha klubet e King-boksit dhe jo vetëm në Greqi, për talentin e saj të shkëlqyer, me një përkatitje të gjithanshme dhe e pamposhtur nga kundërshtari. Pa dyshim që sportistja e re nga Shqipëria duhet të vëzhgohet dhe të trajtohet nga organet drejtuese të sportit shqiptar, të cilat shpesh herë i lënë në harres elemetët me të ardhme të shkëlqyer, ndoshta edhe nga të qenurit emigrant, të cilët shteti dhe politka shqiptare i njef vetëm në raste fushatash elektorale. Në kampionatin e fundit ajo ka sfiduar që në raundin e dytë kundërshtaren Sofia Garga të skuadrës Iraklis të Ag. Anargjirio një sportiste profesioniste dhe më e rritur se Prifti.
Në video lart fitorja më e fundit:





