KLGJ propozon emrimin e Arbana Ahmetin për antare të Gjykatës Lartë

SHQIPTARI NEWS Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi të mërkurën se ka vendosur të propozojë gjyqtaren Arbana Ahmeti, për emërimin e saj si anëtare e Gjykatës së Lartë. Ky vendim pritet të zhbllokojë situatën e plotësimit të tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, që duhet të zgjidhen pikërisht nga Gjykata e Lartë. Gati dy javë më parë, ky institucion dështoi të shqyrtonte 4 kandidatura që kishin kaluar të gjithë filtrat paraprak, për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha, për mungesë të kuorumit.

Gjykata e lartë ka aktualisht 9 nga 19 anëtarë që parashikon ligji. Në rastin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga Kryetari i saj konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Tanimë ky kuorum do të mund të arrihet, nëse propozimi i KLGJ-së do të miratohet nga presidenti Ilir Meta. Zonja Ahmeti do të bëhej kështu anëtarja e 10-të e Gjykatës së lartë.

Gjyqtarja Ahmeti është propozuar në posicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative. Ajo ishte kandidaturë e vetme për këtë funksion. Zonja Ahmeti ushtron aktualisht detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Në nëntor të vitit të kaluar ajo kaloi me sukses procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Vendimi i këtij institucioni nuk u ankimua nga Komisioneri publik, dhe në këtë mënyrë rikonfirmimi në detyrë, ka marrë formë të prerë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rishpalli thirrjen për vendin vakant të kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, mandati së cilës ka mbaruar prej disa vitesh, por që ligji e lejon të qëndrojë në detyrë deri në zevëndësimin e saj. Nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 3 zgjidhen nga parlamenti, 3 nga presidenti, dhe 3 nga Gjykata e lartë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img