Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, “hiq intelektualët dhe mblidh injorantët”

GAZETA E LONDRES – Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, “hiq intelektualët dhe mblidh injorantët”

Aktivistja, mbështetsja e fortë e Berishës në Foltore, Evi Kokalari ka vijuar me postimin e saj të rradhës në rrjetet sociale duke sulmuar sërish kreun e Foltores dhe stafin e tij.

Duke e konsideruar si “Paneli i Turpi”, Kokalari thotë se ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e Rithemelimit.

Kokalari veç Berishës, akuzon dhe kandidatin e Tiranës, Belind Këlliçin si mashtrues i shumë niveleve duke përfshirë dhe diplomën e maturës.

Kokalari vijon me foton e falcifikuar nga Adriana Kalaja, të cilën ajo thotë se e shpërndau pa një pikë turpi.

Gjithashtu akuza hidhen prej Kokalarit edhe ndaj Albana Vokshit dhe Besart Xhaferrit.

“Pse i mban ti vërdallë është e qartë. Nuk ke ndryshim nga metodologjia e Enver Hoxhës që ishte: hiq intelektualët dhe mblidh injorantët.” shprehet Kokalari.

Postimi i Kokalarit:

Paneli i turpit!!!

Sali Berisha, një ditë thotë “nuk kam ç’ti bëj njerëzve të lirë”, – referuar kjo shpërndarjes së fotos së fallcifikuar, nga Kalaja, ditën tjetër e promovon!!

Në fakt, ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e rithemelimit;

-Belind Këlliçi – mashtrues në shumë nivele duke futur këtu diplomën e maturës

-Adriana Kalaja një mashtruese që tashmë e dimë të gjithë (fallcifikon foto dhe i shpërndan pa asnjë pikë turpi)

– Albana Vokshi, mashtruese dhe manipuluese e shumë garave në PD. Asnjëherë nuk është futur në votë vetë. Burri i saj i korruptuar kokë & këmbë së bashku me klanin e Berishës.

-Besart Xhaferri, mashtrues dhe hajdut i gjithë garës së Forumit Rinor.

Për të zbukuruar pak panelin nga llumi, nxjerrin dhe installimin e Aleksandër Frangajt dhe Blendi Fejvziut. Por s’po ndihmon.

I dashur z. Berisha. Ju përfundimisht NUK jeni e ardhmja. Të gjithë këtë llum ta gëzosh. Nuk bëhet Shqipëria me këtë nivel njerëzish dhe as me ju.

Pse i mban ti vërdallë është e qartë. Nuk ke ndryshim nga metodologjia e Enver Hoxhës që ishte: hiq intelektualët dhe mblidh injorantët.

Në fakt, njerëzit me mënd po ikin jo nga Edi Rama, por sepse s’kanë shpresë tek injoranca e opozitës që ti promovon.

Nejse, intelektualët dhe njerëzit me integritet do mblidhen dhe do triumfojnë. Ke të drejtë, revolucioni anti-korrupsion po vjen, dhe ti jo vetëm nuk je pjesë e saj, por as nuk e ndalon dot, as ti, as Rama dhe as Ilir Meta.

Suksese në këtë cirk që ke nisur! Në këtë pikë, është tejet argëtuese!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img