GAZETA E LONDRES – Kombtarja shqiptare merr një pikë të artë në Çeki
Barazim spektakolar i Shqipërisë në Pragë përballë Republikës Çeke. Ndeshja e luajtur në Pragë për llogari të grupit E të turit për eleminatore të Euro 2024 është mbyllur në shifrat 1-1. Pas pjesës së parë të përgjumur, sfida u ndez në të dytën.
Vendasit e nisën pjesën e dytë me presion të lartë duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 56 por frymëzues për Shqipërinë ishte mesfushori Nedim Bajrami që me një supergol pa kaluar 10 minuta ndezi festën kuqezi në stadiumin e Pragës. Mijëra shqiptarë në shkallët e stadiumit shpërthyen në momentin e realizimit të golit fantastik të mesfushorit shqiptar i cili lëshonë një bombë preçize me të djathtën duke e dërguar topin në trekëndsh në te majtë të portportierit çek i cili nuk kishte as më të voglën mundësi për ta pengar predhën e Bajramit.
Fillimisht Shqipëria ngriti murin duke arritur të minimizonte forcën e Republikës Çeke. Pjesa e parë në “Fortuna Arena” u mbyll me rrjeta të paprekura ku vendasit u zgjuan vetëm në minutat e fundit, ndërsa kuqezinjtë treguan karakter madje rrezikuan në dy raste me Sokol Cikalleshin por vetëm kaq.
Në krahun tjetër, Soucek në minutën e 12 dha shkëndijën e parë për skuadrën vendase ndërsa pas minutës së 30 Çekia e rriti presionin duke krijuar më shumë volum por pa raste konkrete që mund të shqetësonin Berishën. Ndeshja ndryshoi si me magji në të dytën ku sulmet nga të gjitha frontet e shtypën ekipin kuqezi dhe e detyruan të gabonte si në rastin e golit të parë që u anulua por pak çaste më vonë Soucek ndëshkoi Shqipërinë me një finalizim të saktë pas një aksioni që nxorri në pah limitet e mbrojtjes.
Gjithsesi, perla e Bajramit në të 66-ën ishte momenti që shqiptarët do ta mbajnë mend gjatë ndërsa minutat deri në fund mund të kishin dhuruar një gol tjetër nese mesfushori i Fiorentinës do të ishte treguar i saktë në pasim.
Me këtë barazim që Shqipëria arriti ta ruante me fanatizëm deri në fund, ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe ruan pozitat në vendin e dytë të klasifikimit, pavarësisht fitores së Polonisë 1-0 me Ishujt Faroe. Grupin e kryeson Çekia me 8 pikë ndërsa të dielën në Stadium “Arena Kombëtare” Shqipëria do të luajë një finale tjetër, atë me Poloninë në orën 20:45.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit të artë që Shqipëria mori sot në transfertë kundër Çekisë.
Në një postim në rrjete sociale Rama ka falenderuar ekipin për performacën, duke veçuar trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij.
POSTIMI
KRENAR PËR SHQIPËRINË
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.
Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij.
#ForcaShqipëriVetëmPërpara
Çeki- Shqipëri minut pas minute:
ÇEKIA: Pavlenka (GK), Holeš, Brabec, Krejčí, Coufal, Souček (C), Král, Provod, Černý, Kuchta, Čvančara
SHQIPËRIA: Berisha (GK), Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi
Arbitër: Anthony Taylor (Angli) / Asisentë: Gary Beswick & Lee Betts (Angli) / VAR: Darren England (Angli)
Stadiumi: Fortuna Arena, Pragë
90’ + 7 – Mbyllet barazim 1-1 Çeki-Shqipëri.
90’ + 5 – Karton i verdhë për Provod. Ramadani ishte duke vrapuar rrezikshëm drejt zonës. Faull taktik që na jep një mundësi për të shënuar dy minuta para fundit, por nuk shfrytëzohet siç duhet.
90’ – 7 minuta shtesë jep arbitri i katërt.
85’ – Zëvendësime për Çekinë. Largohet Krejči, në fushën e lojës Chytil. Largohet edhe Čvančara. Futet Lingr.
83’ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë. Futet Uzuni në fushën e lojës. Largohet Seferi. Largohet edhe Bajrami. Futet në fushën e lojës Gjasula.
83’ – Kuqezinjtë fitojnë një top në mesfushë. Nuk përfiton Daku. I jep një top të fortë Mujës. Rivënie anësore për Shqipërinë.
78’ – Luftojnë fort kuqezinjtë. Bëjnë presion të lartë në mesfushën e Çekisë. Futja e Keidi Bares u ka dhënë shumë energji.
73’ – Etrit Berisha bën mrekullinë. Bën të pamundurën pas një gjuajtje me kokë nga Krejçi. Më pas Ismajli nxjerr topin në goditje këndi.

70’ – Dy zëvendësime edhe për Çekinë. Largohet Černý. Në fushën e lojës Hlozek. Largohet edhe Kuchta. Futet Jureçka.
69’ – Largohet Asllani. Në fushën e lojës Keidi Bare. Largohet edhe Asani, në fushën e lojës Arbnor Muja.
66’ – Goooooooooooool! Çfarë bën Nedim Bajrami! Shqipëria barazon me një gol spektakolar.
59’ – Largohet Cikalleshi, futet në fushën e lojës Daku.
58’ – Rrezikon sërish Çekia. Moment i vështirë për Shqipërinë. Rezultati mbetet 0-1.
56’ – Shënon Çekia, por Taylor sinjalizon pozicion jashtë loje. VAR konfirmon lajmin e keq për Shqipërinë. Rezultati 1-0 për Çekinë. Shënon Černý.
47’ – Rasti më i rrezikshëm. Shqipëria gabon shumë e këtë e bën edhe në mbrojtje. Çekët shënojnë, por nuk vlen goli i tyre për pozicion jashtë loje. VAR konfirmon gjithçka.
45’ – Nis pjesa e dytë Çeki-Shqipëri!
Mbyllet barazim 0-0 pjesa e parë Çeki-Shqipëri. Të dyja skuadrat luftojnë shumë. Çekët nuk kanë përfituar nga disa gabime të kuqezinjve. Po ashtu, as lojtarët e kombëtares nuk kanë qenë të saktë në aksionet e tyre. Një dominim i lehtë nga çekët, por Shqipëria vijon të qëndrojë fort dhe rrezikon sapo i jepet mundësia.
42’ – Taulant Seferi jep një top të gabuar. Përfitojnë çekët. Souçek godet portën, por mjaft mirë i vendosur Ismajli. Shpëton Shqipëria.
41’ – Harkim në zonën e kuqezinjve që merr formën e një goditje. Grushton Berisha.
38’ – Top i rrezikshëm nga çekët. Čvančara tenton me kokë, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Berisha.
32’ – Asllani shkakton faull ndaj Kuchta-s.
27’ – Çfarë humb Shqipëria. Sërish fitojnë një top në mesin e fushës. Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të godasë drejt portës pasi çekët organizohen shumë shpejt.
26’ – Asani kap në befasi mbrojtjen çeke, por Bajrami e jep topin shumë vonë. Pozicion jashtë loje.
24’ – Goditje me kokë nga Souçek. Pret Berisha.
21’ – Aksion i bukur nga çekët, por Kral e dërgon në rivënie fundore.
20’ – Lojë e barabartë mes dy ekipeve. Secila synon të mos bëjë gabime. Luftohet më së shumti në mesin e fushës.
11′ – Goditje nga jashtë zone, por i gatshëm Berisha. Vijon 0-0 sfida.

5’ – Provon Shqipëria. Mitaj synon një top për Cikalleshin, por sulmuesi është jashtë loje.
2’ – Kros nga Asllani për Seferin. Sulmuesi pretendon një shtyrje. Rivënie fundore për anglezin Taylor.
0’ – Nis sfida!





