Komision hetimor për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri

KMA NEWS / Parlamenti miratoi pak para mesnatës, ngritjen e një komisioni hetimor mbi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve në përhapjen e fenomenit të kultivimit të marijuanës si dhe ndaj veprimtarisë së ekzekutivit për rastin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit është ngritur akuzë për dyshime për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Ngritja e komisionit hetimor ishte një kërkesë e opozitës, e cila mori dhe miratimin e shumicës së majtë.

Falë pranimit të një pakete amendamentesh të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ligji për vlerësimin e punonjësve të policisë mori dhe mbështetjen e kësaj force politike, ndërsa demokratët votuan kundër.

Replikat mes përfaqësuesve socialist dhe atyre të opozitës mbi lidhjet e politikës me drogën mbizotëruan thuajse gjatë gjithë seancës maratonë të parlamentit, ku u diskutua dhe rasti i sekuestrimit javën e shkuar të një sasie rekor kokaine prej 613 kilogramësh në Durrës, e cila vinte nga Kolumbia. Kërkesa për komisionin hetimor shërbeu vetëm si një shkas për të rikthyer edhe një herë në vëmendje akuzat e reja e të vjetra mes palëve. Përmes hetimit parlamentar, opozita synon, sipas dhe vendimit të marrë për ngritjen e tij “të kontrollojë ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme”. Kërkesa për arrestimin e zotit Tahiri, nëntorin e kaluar, u hodh poshtë nga shumica sipas të cilës “prokuroria nuk paraqiti prova dhe fakte për të mbështetur kërkesën e saj”. Komisioni hetimor do të kryesohet nga opozita.

Por ndërsa nuk munguan akuzat e forta ndaj përfshirjes dhe të policisë në kultivimin apo trafikimin e marijuanës, shumica mundi të bënte për vete, një pjesë të opozitës, Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të miratuar ligjin për vlerësimin e punonjësve të policisë, me të një njejtin model që po aplikohet për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Nisma e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u përkrah nga LSI-ja, pasi shumica pranoi të paktën 19 amendime të paraqitura prej saj. Ligji do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, do t’i nënshtrohen vlerësimit professional dhe verifikimit të pasurive, 300 drejtuesit dhe oficerët më të lartë, për ta kaluar më pas në oficerët e nivelit të mesëm dhe në fund të të gjithë të tjerët. Ligji shihet si një mundësi për të njerrë jashtë radhëve të policisë, elementët e korruptuar apo që kanë lidhje me grupet kriminale.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img