Komisionerja e BE-së vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit

GAZETA E LONDRES – Komisionerja e BE-së vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, duke e cilësuar atë si një arritje të jashtëzakonshme. Në një postim në platformën X, Kos thekson se rezultatet e fundit janë dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik dhe aspiratave të shoqërisë shqiptare për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Shqipëria ka bërë përparim të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të shoqërisë së saj për në BE”, shkruan Kos.

Sipas saj, viti 2025 ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia janë dalluar për reformat dhe progresin e bërë gjatë vitit të kaluar.

Komisionerja shton se vendet kandidate kanë objektiva ambicioze për të përfunduar negociatat e anëtarësimit dhe se viti i ardhshëm do të jetë “moment i së vërtetës” për të matur realisht ecurinë e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img