Komisioni për 6 Janarin u kërkon dëshmi 4 këshilltarëve të ish-presidentit Trump

SHQIPTARI NEWS – Një Komision i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin 6 janarit në Kapitol u ka dërguar kërkesa ligjore për të dhënë dëshmi katër këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit Donald Trump, të cilët ishin në kontakt me të para dhe gjatë sulmit.

Komisioni u ka dërguar kërkesa zyrtare ish-shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows, ish -zëvendës shefit të personelit tëShtëpisë së Bardhë për komunikim,Dan Scavino, ish -zyrtarin e Departamentit të Mbrojtjes, Kashyap Patel dhe ish -këshilltarin e ish-presidentit Trump, Steve Bannon.

Kryetari i Komisionit, ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, në letrën dërguar katër ish-zyrtarëve, shkruante se komisioni po heton “faktet, rrethanat dhe shkaqet” e sulmit dhe u kërkoi atyre të prodhonin dokumente dhe të paraqiteshin për të dëshmuar në mes të tetorit.

Kërkesat për paraqitje të detyrueshme janë një përshkallëzim domethënës për Komisionin, i cili planifikon të nisë fazën e marrjes së dëshmitarëve në pyetje pas shqyrtimit të mijëra dokumenteve që ka marrë nga agjencitë federale dhe kompanitë e mediave sociale. Qëllimi i tyre është të sigurohet një pasqyrë e plotë e asaj që ndodhi, kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan policinë dhe ndërprenë përkohësisht çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden, dhe për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të këtij lloji në të ardhmen.

Qindra mbështetës të ish-presidentit Trump hynë me dhunë në Kapitol më 6 janar dhe u përpoqën të përmbysnin humbjen e tij, duke ndërprerë përkohësisht çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img